Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të transportimit të pa ligjshëm të druve në rajonin e Podujevës.
Lidhur me këtë policia ka ndaluar tre persona të dyshuar, ndërkaq drutë janë konfiskuar nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
• Fsh. Kerpimeh, Podujevë 22.05.2021 – 08:45. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me traktorin e tij pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar.
• Fsh. Kerpimeh, Podujevë 22.05.2021 – 08:45. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me kamionin e tij pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar.
• Fsh. Batllavë 22.05.2021-20:00. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me kamionin e tij pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar. /Telegrafi/