Site icon Telegrafi

Po trajtohej në QKUK pas lëndimeve që kishte pësuar në aksident, vdes qytetari nga Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një person i cili ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ishte aksidentuar më 25 gusht 2022 dhe i njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version