Telegrafi

Po trafikonin bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, në pranga dy persona

Policia ka finalizuar operacionin “Distanca”, duke vënë në pranga dy persona.

Dy të arrestuarit mësohet se kishin tentuar të trafikonin dy bomba me telekomandë në drejtim të Malit të Zi.

“Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Mariglen Gruda, 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës”, njofton Policia.

Sakaq në dy bombat me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, janë gjetur në çantën e M.G., ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim. /OraNews/