Deputetja Melihate Tërmkolli tha se “ka lexuar që Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Kadri Veseli”.
Tërmkolli me këtë fjali iu referua fjalimit të deputetit Glauk Konjufcës i cili tha se “koalicioni qeveritar ka marrëveshje edhe me Qeverinë e Rashkës”.
Ky debat mes deputetëve ka ndodhur pasi në Kuvend nuk kaloi Projektligji për Investime Strategjike, njofton Klan Kosova.