Një djalosh është përballur me një situatë të sikletshme gjatë një vizite në një kopsht zoologjik, bashkë me babanë e tij.
Djaloshi i vogël, Sean, po bënte fotografi jashtë një rrethoje të një kopshti zoologjik në Dublin Zoo dhe prapa shpinës së tij gjendej një tigër, i cili filloi të vëzhgonte në drejtim të tij, përcjell Telegrafi.
Dhe në incidentin drithërues që është kapur nga një kamerë, tigri shihet ngadalë duke u nisur në drejtim të djaloshit, por që më pas vjen me shpejtësi.
Por ajo që ka shpëtuar djaloshin nga më e keqja ka qenë xhami që ndante atë me kafshën e rrezikshme.
Thuhet se ka qenë babai i fëmijës ai që ka shpërndarë videon në rrjetet sociale për të cilat pamje ka marrë edhe shumë komente. /Telegrafi/