Nëse në referendumin e 23 qershorit do të votohej vetëm në kryeqytetin britanik, qëndrimi i Britanisë së Madhe në BE do të ishte i garantuar, sipas një sondazhi të “YouGov” që tregon se 57 për qind e londinezëve është kundër ndarjes me Brukselin, ndërsa 43 për qind janë pro Brexit.
Diferenca është prej rreth 15 pikësh ndonëse nuk është futur në përllogaritje diferenca e të pavendosurve.
Por mes londinezëve, kryeministri konservator David Cameron, në krye të radhës në fushatën filoevropiane, mbetet megjithatë jo popullor, ku vetëm 18 për qind e gjykojnë të besueshëm mbi dosjen Evropiane, madje është arritur edhe nga Nigel Farage, lideri euroskeptik i Ukip që në kryeqytet nuk është shumë i pëlqyer.
Në fakt në krye të listës së personaliteteve politike më të besueshëm për çështjen Evropiane në kryeqytetin britanik është kryebashkiaku i sapo zgjedhur, Sadiq Khan (39%), i ndjekur nga lideri i partisë Laburiste, Jeremy Corbyn (32%) dhe në vend të tretë ish-kryetari i bashkisë londineze Boris Johnson.