Site icon Telegrafi

Po të ishin pronarët aktual, Ronaldo do të ishte lojtar i Milanit, thotë Mirabelli

Massimiliano Mirabelli thotë se Cristiano Ronaldo ishte në parg të nënshkrimit me Milanin para se pronarët e kaluar të bllokonin marrëveshjen.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e përfundoi aventurën e tij të madhe te Reali kur kompletoi kalimin te Juventusi gjatë verës.

Sidoqoftë, Mirabelli pohon se superylli i Portugalisë ishte në prag të kompletimit të kalimit të tij në San Siro, derisa regjimi i Li Younghong e bllokoi marrëveshjen në prag të arritjes së pronarëve të rinj Elliot Management.

“Ishte një gjë që kemi biseduar me Jorge Mendes (agjentin e Ronaldos)”.

“Ne e kemi ditur se mund të ketë probleme me Realin dhe Ronaldon. Ne kemi bërë gjithçka, por më pas pronarët kniezë bllokuan marrëveshjen sepse nuk ishin në gjendje ta realizojnë atë”.

“Me pronarët aktual Ronaldo do të ishte lojtar i Milanit”, u shpreh Mirabelli.

Ai pranoi po ashtu se ka pasur bisedime me Antonio Conten për ta marrë drejtimin e Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version