Site icon Telegrafi

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur polemika mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

Në pamjet e publikuara, Jozi, Gerta dhe Aldo shihen duke diskutuar në kuzhinë rreth Gjestit, ndërsa Jozi bën deklarata të forta ndaj tij.

“Po t’i hyj Gjestit, me këto fiksimet e ngacmimet e veta, për këtë natë, po s’e bëra për një javë të ikë me vrap, e bëj të qajë”, dëgjohet të thotë Jozi, duke lënë të kuptohet se mund ta vërë në presion psikologjik.

Foto: Screenshot/TikTok

Ai shton më tej se nuk do ta linte të flinte dhe as të hante bukë.

Gerta ndërhyn duke i thënë se ai vetëm flet, por nuk do t’i bëjë ato gjëra, ndërsa Jozi e vijon kritikat ndaj Gjestit.

“Pse flet budallallëqe kur nuk e bën këtë gjë?”, duke lënë të kuptohet se ajo nuk beson se Jozi do të veprojë vërtetë ashtu siç thotë.

Jozi vazhdon edhe kritikon të folurit e Gjestit, duke thënë se nuk ka fjalë.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta, me ndjekësit që e kanë dënuar ashpër qasjen e Jozit ndaj Gjestit, duke e akuzuar për qëndrim të ashpër dhe të panevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version