Banorja Edona James është njëra nga konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother.
Ajo ka ndarë shumë histori për banorët e për të gjithë publikun, duke treguar mgjarje nga jeta e saj.
Edona është një personazh aq interesant sa që bëri Bucin e Ganiun ta komentojnë atë.
Në dhomën e grimit, Buci e vendos një maskë dhe pyet Ganiun nëse po i duket si Edona.
Të dy fillojnë të qeshin pa fund, duke thënë që këtë energji po ua dhuron vetë Edona. /Telegrafi/