Deri më 15 mars të këtij viti bujqit dhe firmat e reja bujqësore do të duhet të paraqiten në regjistrin për ferma nëse dëshirojnë të marrin subvencione nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave (MBPEU), këto detyrime i kanë ata që kanë bërë ndryshime në strukturën e fermave.
“Po përfundon afati për regjistrimin e bujqëve të ri në regjistrin për ferma. Afati i fundit është më 15 mars. Regjistrimi është njëri nga kushtet për marrje të subvencioneve, por duhet të evidentohen edhe ndryshimet në strukturën e fermës”, thonë nga MBPEU.
Regjistrimi bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë ku jeton bujku ose në vendin ku gjendet ferma./Telegrafi/