Pedri nuk ka ngurruar të zbulojë hapur se si kishte shkuar në disa stërvitje provuese te Real Madridi në moshën e tij më të re.
Lojtari 17-vjeçar rrëfeu se te Los Blancos, atij i ishte thënë se duhej të gjente një klub tjetër, pasi nuk ishte për nivelin e tyre.
“Isha për një javë në stërvitje provuese në Madrid dhe ata më thanë se nuk isha i mirë mjaftueshëm”, ka thënë Pedri për provat që kishte bërë te madrilenët.
“Ata më futen në një zyre dhe më thanë atë gjë, unë isha paksa i nervozuar, mirëpo nuk u ndala së zhvilluari cilësitë e mija”.
“Fal meje, tani jam në skuadrën ku doja të isha gjithmonë”, ka thënë Pedri.
Lojtari po kalon nëpër një formë të lartë te Barcelona edhe pse u bë pjesë e tyre në këtë verë që shkoi nga Las Palmas për pesë milionë euro. /Telegrafi/