Kanali olimpik në Twitter i ka kushtuar një video përfaqësueses së Kosovës në futboll, para ndeshjes së rëndësishme kundër Kroacisë.
“Të frymëzuar nga Majlinda Kelmendi, e cila e fitoi medaljen e artë në Rio. Medalja e parë olimpike për Kosovën, e cila e ka shpallur pavarësinë vetëm në vitin 2008”.
“Ekipi i tyre përfaqësues i formuar së fundmi është duke u përgatitur për vetëm ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të FIFA-s, pasi u bë anëtare e FIFA-s në muajin maj”.
“Ndeshja e parë garuese, 1-1 në udhëtim ndaj Finlandës. Ndeshja e ardhshme është si nikoqir ndaj Kroacisë. Por, Kosova është e detyruar të luajë 200 kilometra larg, për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithatë, entuziazmi është shumë i madh…”, shkruan në përshkrim.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://twitter.com/olympicchannel/status/783638102527148032