Telegrafi

“Po shkëlqen”, vjen së shpejti nga Faton Isufi, Special I dhe Nien (Foto)

Këngëtari Faton Isufi ka qenë mjaft i angazhuar gjatë verës me aktivitete të ndryshme në muzikë.

Së shpejti ai do të sjell edhe projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Special I dhe Nien.

Lajmin për këtë bashkëpunim, e ka konfirmuar vet këngëtari për Telegrafin, i cili ka zbuluar se kënga e tyre e re do të jetë ritmike, dhe titullohet “Po shkëlqen”.

Muzika është punuar nga Special I, ndërsa teksti është shkruar nga po i njëjti, me ndihmën e Nien.

Ana vizuele e këtij projekti i është beuar 2 Productions, ndërsa përmes rrjteve sociale, dyshja i kanë prezantuar fansat me disa pamje nga xhirimet e klipit, në të cilin treshja do të shfaqen plot stil. /Telegrafi/