Site icon Telegrafi

Po shkëlqen në përgatitjet parasezonale, Liverpooli refuzon ofertë zyrtare për yllin e skuadrës

Fabio Carvalho është rikthyer te Liverpooli pas huazimit një vjeçar në dy klube të ndryshme, te RB Leipzig për gjashtë muaj dhe te Hull City gjashtë muaj të tjerë.

Mesfushori portugez shkëlqeu në Championship, ku me fanellën e Hull realizoi nëntë gola dhe bëri dy asistime, derisa e ka nisur mirë edhe me Liverpoolin.

21-vjeçari në ndeshjet parasezonale ka shkëlqyer duke realizuar gola në derbii ndaj Arsenalit dhe Manchester United, derisa menjëherë Liverpooli ka marrë një ofertë për të.

Sipas “The Athletic”, Liverpooli ka refuzuar së fundmi një ofertë prej 15 milionë funteve (18 milionë euro) për mesfushorin portugez nga Southamptoni.

Arne Slot ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo që ka dhënë portugezi në stërvitje dhe ndeshje dhe dëshiron ta ketë edhe pak nën urdhrat e tij.

Lexo po ashtu Tri pozitat të cilat Arne Slot dëshiron t’i përforcojë tek Liverpooli këtë verë

Liverpool nuk do ta huazoj më Carvalhon, pasi ai vetëm mund të shitet nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro nga ndonjë skuadër e interesuar, në të kundërtën ai do të qëndroj në Anfield për të pritur rastin e tij.

Kujtojmë që Liverpool pagoi rreth nëntë milionë euro për të blerë të drejtat sportive të Fabio Carvalho nga Fulhami në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version