Site icon Telegrafi

Po shkëlqen në Ligën Premier, Chelsea përgatitë ofertën e lartë për transferimin e qendërmbrojtësit brazilian

Chelsea duket se është këndellur pas disa sezoneve të dështuara dhe janë në rrugë të mirë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi problemi më i madh te londinezët është reparti i mbrojtjes dhe në janar Chelsea po mendon të përforcohet në këtë repart.

E për ta bërë mbrojtjen edhe më të fortë, Chelsea është gati ta transferojë qendërmbrojtësin brazilian Santiago Costa dos Santos Murillo, që po shkëlqen me Nottingham Forestin.

22-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion me fanellën e Nottingham Forest, ku falë formës së tij ky klub janë të tretët në renditje në Ligën Premier.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Chelsea është gati të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e brazilianit në ‘Stamford Bridges’.

Mbetet të shihet nëse Nottingham Forest do të pranojë largimin e yllit të skuadrës, ku me largimin e Murillos ai do të linte boshllëk të madh në repartin defensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version