Emil Forsberg është njëri nga futbollistët më të mirë në këtë Kampionat Botëror.
Anësori suedez e ka ndihmuar Kombëtaren e tij të arrijë deri në çerekfinale në Rusia 2018.
Kësisoj falë paraqitjeve të mira ai është bërë objektivi kryesor i gjigantit italian Roma.
Ka qenë trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco që ka pranuar haptazi në një intervistë se i pëlqen anësori suedez.
E për mos të humbur kohë, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.
26-vjeçarit i ka pëlqyer ideja për të luajtur në Serie A me fanellën e Romës.
Tani Roma po mendon të fillojë negociatat me skuadrën gjermane RB Leipzig që ka kartonin e lojtarit.
Për transferimin në Olimpico të Forsbergut, Roma po mendon të shpenzojë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/