Telegrafi

Po shikonte telefonin derisa po ngiste kamionin në Angli, godet veturën e parkuar në skaj të autostradës – lëndohet një grua

Një aksident i tmerrshëm që është shkaktuar nga shoferi i një kamioni në Angli, i cili në ato momente kishte përdorur telefonin, është filmuar me kamerë.

Mjetin që po e ngiste Cary Gordon, 58-vjeç, shihet se si e godet një veturë të parkuar në skaj të një autostrade në Abingdon, më 5 gusht të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Tani, policia britanike ka publikuar pamjet e kamerës së sigurisë, që shfaq shoferin e shpërqendruar duke goditur veturën e ndalur në skaj të rrugës.

Si rezultat i përplasjes së fuqishme një femër rreth të 50-ve, ka pësuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor si dhe prerje e mavijosje pothuajse në çdo gjymtyrë të trupit.

Gjithashtu ka shkaktuar dëme materiale në vlerë prej mijëra funteve duke shkatërruar edhe mbrojtëset anësore të autostradës. /Telegrafi/