Një video me sulmuesin e Accrington Stanley, Josh Woods, është bërë virale në internet.
Klipi tregon Woods duke parë shortin e FA Cup së bashku me vëllain e tij.
Woods nuk mundi t’i mbante emocionet e tij kur Accrington mësoi se do të kishte përballë Liverpoolin.
Skuadra e Ligës së Dytë do të përballet me Reds në Anfield – një tjetër arsye për emocionet e Josh dhe vëllait të tij.
Ky është një shembull i vërtetë i dashurisë së vërtetë për lojën dhe emocionit të përballjes me një gjigant futbolli. /Telegrafi/