Dy burra brenda një kafeneje po dukeshin se po e shijonin kafenë e mëngjesit, kur papritmas prapa shpinës së tyre shpërthen akuariumi gjigant, i cili për një moment e mbush lokalin me ujë dhe i habit dyshen.
Ky moment i pazakontë është filmuar nga kamera e sigurisë brenda lokalit në qytetin Nikshiq të Malit të Zi, transmeton Telegrafi.
Dy burrat emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, dukeshin të relaksuar duke biseduar në kafenenë Macka. Por, gjithçka ndryshoi kur akuariumi shpërtheu dhe i lagu e lokalin e shndërroi në “pishinë”.
Punonjësi i kafenesë Igor Vucurovic, ka deklaruar për Central European News (CEN) se brenda akuariumit nuk ka pasur peshq, por se ishte prodhuar enkas për kafiterinë e tyre nga një kompani me seli në Beograd të Serbisë.
“Sigurisht se është bërë ndonjë gabim gjatë prodhimit të xhamit. Akuariumi ishte i ri dhe ende nuk ishin bërë dy ditë që e kishim vendosur. Për fat të mirë askush nuk është lënduar, por dëmi është i madh bëhet fjalë për 6 mijë euro”, ka shtuar Vucurovic. /Telegrafi/