Një polic i Dubait lirisht mund të quhet njeriu më me fat, pasi ka arritur t’i shpëtoj vdekjes kur derisa po voziste motoçikletën fluturuese (hoverbike), në një moment humb kontrollin dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe duke u përplasur në pistë.
Fillimisht dukej se gjithçka po shkon sipas planit, por pas disa tentimeve për të bërë akrobacione motoçikleta fluturese fillon të bie dhe nga përplasja e fuqishme helikat e tij shkatërrohen plotësisht – për fat të mirë polici arrin t’i shpëtoj më të keqes, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për modelin Hoversurf Scorpion S3, i cili gjatë prezantimit zyrtar dukej se do të jetë shumë praktik dhe i nevojshëm për policinë e këtij vendi. Megjithatë pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin rrëqethës.
Madje tregohet momenti i përplasjes nga kënde të ndryshme, ndërsa polici i Dubait që ra nga 30 metra largësi është dërguar menjëherë në spital për tretman, nga ku është bërë e ditur se nuk bëhet fjalë për diçka serioze – përveç disa mavijosjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sBiYM8gqQ3Y