Telegrafi

Po rikthehet “O Sa Mirë”, më 15 shtator audicionet në diasporë

Po rikthehet seriali më i shikuar vendor, “O Sa Mirë”, më atraktiv dhe më komik se kurrë më herët.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të serialit “O Sa Mirë” ashtu sikurse serialit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.

Fillimisht do të mbahet një audicion në diasporë për serialin “O Sa Mirë”.

Audicioni do të mbahet më 15 shtator të shtunën në ora 14:00 në Murteschenstrasse 27 8048 në Zurich të Zvicrës.

Më shumë informata për audiconet në:
nr. tel: +41 78 935 4402
e-mail: osm@gurmania.tv
personi përgjegjës: Ridvan Murati

“O Sa Mirë” dhe “O Sa Mirë Kids” po vijnë më ndryshe dhe më atraktive se asnjëherë tjetër.

Sezoni i ri do të fillojë shumë shpejt transmetimin, me serialin “O Sa Mirë” që vazhdon të konsiderohet në formë të pakontestueshme, seriali më i shikuar në vend. /Telegrafi/