Policia në Minnesota ka arrestuar sot në mëngjes pa kurrfarë arsyetimi, gazetarin dhe ekipin teknik prej tre personave të CNN, të cilët ishin kyqur live në programin e mëngjesit nga demonstratat që po zhvilloheshin në Minneapolis, ku me pranga në duar vazhdonte raportimin derisa policët po e dërgonin drejt stacionit policor, raporton Reuters.
Gjatë transmetimit live ku shihej arrestimi i një demonstruesi, gazetari i CNN, Omar Himenez u rrethua nga gjashtë policë, transmeton Telegrafi.
“Na tregoni ku dëshironi të largohemi”, i është drejtuar Himenez policëve që kishin pajisje të shumta mbrojtëse dhe helmeta në kokë, duke ua shpjeguar se është duke kryer punën e gazetarit, megjithatë ata pa e thënë as edhe një fjalë e arrestojnë.
“Pse po më arrestoni, zotëri”, pyeti gazetari i CNN, por ata vazhduan me heshtje duke e kryer punën e tyre dhe atë derisa gjithçka po transmetohej live.
Guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. /Telegrafi/