Telegrafi

Po raportonte drejtpërdrejtë para Shtëpisë së Bardhë, gazetares amerikane i “aterron” mbi kokë një zog

Një gazetare amerikane po bëhej gati të raportonte drejtpërdrejtë nga afërsia e Shtëpisë së Bardhë, kur para saj u shfaq një mysafir i paftuar.

Në videon e postuar në platformën X, një zog shihet duke “aterruar” mbi kokën e korrespondentes së NewsNation Washington, Kellie Meyer e cila po raportonte pranë Shtëpisë së Bardhë.

“Oh Zot”, dëgjohet gazetarja duke thënë kur zogu shkeli mbi kokën e saj, për t’u larguar më pas, transmeton Telegrafi.

Duke tentuar ta relaksojë situatën, gazetarja filloi të qeshë dhe t’i rikthehet raportimit – sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“E di se ka shumë lajme sot, por një zog “aterroi” në kokën time, derisa po qëndroja para Shtëpisë së Bardhë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë”, ka shkruar në profilin e saj Meyer. /Telegrafi/