Site icon Telegrafi

Po raportonte drejtpërdrejt nga Frankfurti, dyshja ecin mbrapsht që gazetari i BBC-së të duket sikur kishte edituar videon

Një gazetar i BBC-së ka përgëzuar një çift që janë tallur me të duke ia “shkatërruar” raportimin live, duke ecur mbrapa dhe të duket sikur raportimi nuk ishte i drejtpërdrejtë dhe se videoja është edituar.

Joe Tidy po raportonte nga Frankfurti i Gjermanisë gjatë javës së kaluar, kur një djalë dhe një vajzë e re filluan të ecin mbrapsht prapa shpinës së tij, transmeton Telegrafi.

Ky veprim bëri që shumë të mendojnë se transmetimi nuk ishte drejtpërdrejt, ndërsa Tidy ka thënë se në ato momente nuk kishte çfarë të bënte – vetëm se të përgëzonte dyshen për “rrengun”.

Madje ai ka shkruar në Twitter, se falënderon çiftin që e ka bërë raportimin e tij të duket edhe më unik dhe të nxit debat nga shikuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version