Gazetari turk derisa po raportonte drejtpërdrejtë për dëmet e shkaktuar nga tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.8 magnitudë, kur befasisht filloi të dridhet toka për herë të dytë.
Ishte Olcay Duzgun nga DHA-ja turke që po raportonte, kur prapa shpinës së tij ekipet e shpëtimit po gërmonin nëpër rrënojat e ndërtesave në kërkim të mbijetuarve, transmeton Telegrafi.
Derisa po raportonte direkt nga qyteti Sanliurfa, toka befasisht filloi të dridhet dhe u ngrit një re pluhuri, e ekipit e shpëtimit të kapluar nga paniku fillojnë të ikin nga rrënojat.
Kujtojmë që Turqia dhe Siria sot u godit nga një tërmet prej 7.8 magnitudë, kurse një orë më vonë pasoi tërmeti i dytë prej 7.6.
Ky tërmet shkaktoi dëme të mëdha materiale edhe në shtetin fqinj – Sirinë, ku më së shumti e kanë pësuar banorët e qytetit Al Baba.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në pjesë tjera të Turqisë, Gjeorgjisë, Armenisë e Qipros. E sipas informacioneve më të fundit deri më tani janë konfirmuar 2.500 të vdekur. /Telegrafi/