Site icon Telegrafi

Po raportonte direkt, gazetarja libaneze detyrohet ta ndërpresë raportimin për shkak të sulmeve ajrore izraelite

Një gazetare libaneze derisa po raportonte për konfliktin Hamas-Izrael, është detyruar të ndërpresë raportimin për shkak të një sulmi raketor që po ndodhte mes forcave izraelite dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahu.

Rif Akil nga televizioni libanez Al Jadeed, ishte një grup gazetarësh në Yaroun pranë kufirit me Izraelit, kur ndodhi sulmi raketor, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa ushtria izraelite ka refuzuar të jap ndonjë koment për këtë incident.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse, ushtarja e rrëmbyer izraelite vritet nga Hamasi – shfaqet para kamerës para se të ekzekutohet

Pasi rikthehet kontakti me kolegët në redaksi, ajo tregon se izraelitët bombarduan një lokacion në të cilin gjendeshin një grup i madh i gazetarëve.

Aty shihen disa mjete të përfshira nga zjarri, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm, kameramani detyrohet të lëvizë kamerën nga frika se mund ta pësojë – dhe kështu nuk kapet momenti i goditjes me raketë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version