Site icon Telegrafi

Po punohet në çbllokimin e sërishëm të rrugëve të malësisë së Tetovës (Foto)

Komuna e Tetovës bën të ditur se ekipet punuese janë të angazhuara maksimalisht dhe po bëjnë të pamundurën për të pastruar terenin nga prurjet e reshjeve, duke shfrytëzuar motin e thatë deri në orët e mbrëmjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Banorët e malësisë së Tetovës raportojnë për rrugë të bllokuar drejt Shipkovicës

Për momentin po punohet në 2 pika, edhe atë në vendin ku dje u bllokua kalimi i rrugës Shipkovicë – Brodec, si dhe përmbi fshatit Shipkovicë, ku kalon i ashtuquajturi “Përroi i Hallës”, me saktësisht në lokalitetin Livadhi i madh, ku po punohet në zgjerimin e shtratit të këtij përroi, i cili ishte i kobshëm për banorët e fshatit në pasditen e 3 gushtit 2015.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Situata me ujërat në fshat është e qetë dhe stabile, kurse aktivitetet punuese të komunës kryesisht janë të orientuara drejt prevencionit nga dëmet eventuale që do të shkaktonin reshjet të cilat parashihen në 2 ditët e ardhëshme./Telegrafi/

Exit mobile version