Telegrafi

Po i propozonte të dashurës së tij në një vend përrallor, por momenti prishet nga dy alpinistë që kaluan aty rastësisht

Propozimi i një burri për gruan e tij të ardhshme ka shpërthyer në mediet sociale, pasi momenti u “shkatërrua” nga një palë alpinistë.

Në videon virale të aplikacionit TikTok, një burrë shihet në gju, duke pritur që e dashura e tij të kthehet dhe ta shohë unazën e fejesës, transmeton Telegrafi.

Skena duket bukur me një liqen madhështor blu në sfond, dhe gjithçka që ai duhet të bënte është të mbante nervat dhe ta shtronte pyetjen.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet, pasi në ato momente kur burri i propozoi asaj, të dy alpinistët dolën mbrapa në sfond, duke parë më vonë se po ndodhte një propozim martese.

Vendndodhja mahnitës Emerald Bay në Tahoe, Kaliforni dhe është pamje që do të bënte që secili të shpërqendrohej nga gjërat e tjera përreth. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oDWsJvb-Z5I&ab_channel=JPTodayNews