Aktualisht në Serinë A të futbollit italian militojnë disa futbollistë dhe kjo është padyshim një arritje për futbollin shqiptar që të luaj në një nga 5 kampionatet më të forta në botë dhe ndoshta të parin për nga aspekti i disiplinës taktike.
Hysaj, Memushaj, Berisha, Ajeti, Xhimshiti, Manaj dhe disa të tjerë në kategoritë më inferiore.
Por trajnerët e përkshtuar De Biasi dhe Tramezzani po lobojnë që ta rrisin këtë numër, duke bërë edhe negociatorin dhe urën lidhëse për këto transferime.
Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet por e para që të vjen në mendje lidhet me faktin se De Biasi kërkon t’i “indoktrinojë” ata me disiplinën italiane për t’i pasur më në dispozicion për taktikat e tij të ardhshme.
De Biasi duket që ka plane afatgjata tek Shqipëria dhe mendon prespektivën.
Kaçe, Cikalleshi, Xhaka, Sadiku, Roshi, janë lojtarë që i kanë dritaret e hapura në të ardhmen në këtë ligë, dhe disa prej tyre madje duke filluar nga ky sezon mund të fillojnë të “flasin” italisht.
A po përgatit De Biasi një kombëtare ku rreth 80 % e tyre do të luajnë në Serie A?
Nëse po, natyrisht që ky është një lajm i mirë për kombëtaren dhe ne jemi pranë krijimit të një Italie B. Sido që të jetë, tani këta lojtarë nuk i frenon asnjë gjë për t’u promovuar në nivelet më të larta të futbollit elitar evropian.