Site icon Telegrafi

Po prodhohet politikë, jo ardhmëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu ka deklaruar se migrimi masiv i popullatës së Kosovës mund të quhet një eksod i mjerueshëm me të cilin është duke u sfiduar Kosova.

“Pamjet e eksodit në muajit e fundit u kanë dërguar mesazhe investitorëve, kanë goditur promovimet, të cilat janë bërë në të kaluarën me moton “Investoni se këtu kemi përparësi krahasuese”. Sot jo vetëm nuk kemi investitorë të huaj, por kanë frikë edhe bizneset ekzistuese, pas në Kosovë shumë më tepër prodhohet politikë se ardhmëri dhe se vetëm flitet për probleme e ato nuk zgjidhen”, është shprehur Gërxhaliu. /Epoka e Re/Telegrafi/

Exit mobile version