Kamera e instaluar brenda një veture civile, ka filmuar momentin kur një veturë përplaset keq me një autoblindë të ushtrisë rusë në qytetin Kamerovo në Rusi.
Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në një udhëkryq, ku pranë timonit të veturës civile gjendej një femër, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes edhe pse është përplasur me një autoblindë ruse, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në shikim të parë duket se autoblinda e shtyp veturën, por për shkak të shpejtësisë së madhe ajo vetëm përplaset në pjesën e pasme.
Dukej se shoferja e kësaj veture po ngiste me shpejtësi të madhe dhe pa kontroll, pasi vazhdimisht mundohej të tejkalonte veturat tjera. /Telegrafi/