Site icon Telegrafi

Po nëse ikën Merkel? Njihuni me pasuesit e mundshëm

Në kulmin e krizës së eurozonës, Angela Merkel ishte ndoshta e vetmja udhëheqëse që dëgjohej me vëmendje sa herë fliste. Por në mbyllje të vitit të parë të mandatit të katërt, kancelarja gjermane nuk gëzon më mbështetjen e 3 viteve më parë. Pasojat e fluksit të lartë të refugjatëve në vitet 2015-2016 e kanë polarizuar peizazhin politik të Gjermanisë dhe kanë shkaktuar rrjedhjen e elektoratit të partive kryesore. Por ndërsa nuk ka ende një pasues konkret që të ketë mbështetjen e mjaftueshme për ta rrëzuar Merkelin nga pushteti, pas 13 vitesh në detyrën e kancelares, ajo e sheh veten më të vetmuar.

Disa janë emrat që mund ta zëvendësojnë Merkelin në detyrë.

Ralph Brinkhaus

Mosha: 50

Roli: Udhëheqësi i grupit parlamentar të Bashkimit Kristian Demokratik të Merkel (CDU)

Pozicionimi: Rival brenda grupit të saj

Ish-kryetar i grupit të deputetëve me përgjegjësi për çështjet e buxhetit dhe financave, Brinkhaus hoqi dorë nga avancimi në karrierë javën e kaluar kur papritur rrëzoi aleatin në Bundestag  të Merkelit, Volker Kauder. Si një zyrtar që kërkon të dëgjohet më shumë zëri i deputetëve në formimin e eurozonës, Brinkhaus mundi kandidatin e favorizuar duke apeluar fraksionet rivale të CDU-së. Ndërsa ai thotë se fitorja e tij nuk ka të bëjë fare me të ardhmen si kancelar, marrja e postit kryesor në grupin e partisë së Merkelit ndezi debatin për pasuesin e Merkelit dhe i jep atij një zë të fuqishëm.

Wolfgang Schaeuble

Mosha: 76 vjeç

Roli: Presidenti i Bundestagut

Kategoria: Pasues i mundshëm

Pasi ka shërbyer në kabinetin e Helmut Kohli-t dhe më pas të Merkelit, duke përfshirë dy mandate si ministër i saj i Financave, Schaeuble është burrë shteti i padiskutueshëm në radhët e CDU-së. Si kreu i mëparshëm i grupit, ai e di se si të lmanovrojë me fraksionet e partive rivale. Disa në parti e konsiderojnë atë si një kancelar të mundshëm të përkohshëm nëse Merkel do të detyrohej të linte detyrën, ndërsa të tjerë e shohin atë si një ndërmjetës ideal për të luftuar së bashku fraksionet e CDU gjatë fazës së tranzicionit kur do të vendoset pasuesi i Merkelit.

Olaf Scholz

Mosha: 60 vjeç

Roli: Ministër i Financave dhe zëvendëskancelar

Kategoria: Sfidues

Ish-kryebashkiaku i Hamburgut shihet aktualisht si emri më i mundshëm për të garuar për kancelar të Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme federale, mbi kryesuesin parlamentar Andrea Nahles. Si ministër i Financave, Scholz renditet ndër politikanët më të njohur të Gjermanisë dhe e ka bërë të qartë se ai nuk ka interes për zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa Scholz ka fituar respekt në publik, ai nuk është i preferuar në radhët e PSD-së, të cilët dëshirojnë ta zhvendosin partinë majtas.

Jens Spahn

Mosha: 38 vjeç

Roli: Ministri i Shëndetësisë

Kategoria: Pasardhës i mundshëm / rival

Ministri i Shëndetësisë i Merkel është një besnik i krahut konservator të CDU-së, i cili ka kundërshtuar kursin e moderuar të Merkelit. Qëndrimi i tij kundër burkave, politikave të migrimit të Merkelit, shtetësisë së dyfishtë dhe përdorimit tq gjuhës angleze në Gjermani e kanë ndihmuar të fitojë respekt në të djathtë. Kjo përkrahje e nxiti Merkelin që ta çonte në kabinetin e saj, një lëvizje që frenoi kritikat e tij dhe i zbehu profilin.

Daniel Guenther

Mosha: 45 vjeç

Roli: Kryeministri i shtetit i Schlesëig-Holstein

Kategoria: Pasues i mundshëm

Guenther doli në skenë vitin e kaluar, kur mori drejtimin e shtetit më verior të Gjermanisë, çka i shtoi mbështetjen elektorale Merkelit. Ai qeveris Schleswig-Holstein në një koalicion tre-palësh, një model që Merkel u përpoq ta zbatojë në nivel federal por dështoi vitin e kaluar, pasi FDP u tërhoq.

Aleksandër Gauland dhe Alice Weidel

Mosha: 77 dhe 39

Roli: Bashkëkryesuesit në Bundestag të Alternativës kundër Imigracionit për Gjermaninë (AfD)

Kategoria: Kundërshtarë (Opozita)

Gauland, një ish-anëtar i CDU-së, ngul këmbë te theksi që duhet vënë në diskursin social dhe historik.

Weidel, një ekonomiste e stërvitur që ka bërë thirrje për rrëzimin e Bankës Qendrore Evropiane, ka deklaruar se “vajzat me shami” nuk do të bënin asgjë për të rritur prosperitetin gjerman. Si bashkëkryesues i grupit më të madh të opozitës në Bundestag, ata janë përfituesit kryesorë të mbështetjes në rritje të partisë. /tema/

 

 

Exit mobile version