Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ishte afër largimit në mes të sezonit të kaluar, siç zbulohet nga The Times.
Trajneri gjerman, duke ndier peshën e lodhjes dhe duke parë vështirësitë e klubit anglez, mendoi të largohej kur skuadra kishte fituar vetëm 9 nga 20 ndeshjet dhe ishte eliminuar nga FA Cup në raundin e 4-të.
Megjithatë, ishte gruaja e tij, Ulla, ajo që luajti një rol kyç në ndryshimin e vendimit të tij dhe për ta bindur për të qëndruar.
Klopp jo vetëm që vendosi të vazhdojë, por gjithashtu ndërmori një rindërtim të rëndësishëm të skuadrës gjatë verës, duke u fokusuar veçanërisht në forcimin e mesfushës.
Ulla ka qenë vazhdimisht një figurë me ndikim në jetën e Klopp. Fillimisht, ishte për shkak të saj që ai zgjodhi të vazhdojë kontratën e tij me Liverpoolin.
Klopp fillimisht kishte njoftuar qëllimin e tij për t’u larguar nga Reds kur kontrata e tij skadoi në vitin 2024, por më vonë ai nënshkroi një zgjatje deri në vitin 2026.
Duke reflektuar mbi këtë vendim, Klopp pranoi këshillën e bashkëshortes Ulla në bindjen e tij për të zgjatur marrëveshjen e tij.
Ai deklaroi: ‘Pse? Kjo është pyetje. Sepse Ulla dëshiron që unë të qëndrojë dhe një burrë i mirë çfarë bën kur gruaja i kërkon të qëndrojë? Pra unë do të qëndroj”.
“Kontrata më e rëndësishme në jetën time që kam nënshkruar është ajo me Ullan”.
Si pjesë e rindërtimit, Liverpool la të lirë lojtarë si Fabinho, James Milner, Jordan Henderson, Naby Keita dhe Oxlade-Chamberlain, duke sjellë fytyra të reja si Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister dhe Wataru Endo.
Që nga rindërtimi, Liverpooli është rikthyer në formën e tij më të mirë, aktualisht kryeson tabelën e ligës, duke arritur në finalen e Carabao Cup, duke kaluar në raundin e 16-të të Ligës së Evropës dhe duke u kualifikuar në raundin e 5-të të FA Cup. /Telegrafi/