Ashtu si viti 2020 që ishte i vështirë në botën e futbollit për shkak të pandemisë COVID-19, njëjtë po del të jetë edhe viti 2021.
Së paku për gjigantin anglez Liverpool, pasi këta janë duke pasur telashe të futën në Gjermani për të zhvilluar ndeshjen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.
Mediat gjermane kanë raportuar pak çaste më parë se Liverpooli ka bërë një kërkesë speciale për tu futur në Gjermani për zhvillimin e ndeshjes së parë me klubin gjerman.
Por kjo kërkesë e kampionëve në fuqi të Anglisë është refuzuar nga shteti gjerman që e ka futur Britaninë e Madhe në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin e ri të coronavirusit.
Opsioni i parë ishte për tu zhvilluar ndeshja e parë në ‘Anfield’, por që kjo është refuzuar nga Liverpooli.
Si opsion i dytë është që ndeshja mes Leipzig dhe Liverpool të luhet në St Petersburg të Rusisë ose Budapest të Hungarisë, vende që kanë më pak raste me COVID-19.
Nëse nuk arrihen njëra nga dy opsionet, atëherë i treti është që Leipzig të dalë në fushë dhe në rast se nuk paraqitet skuadra mysafire, atëherë klubi gjerman e fiton ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0.
Dy klubet janë në kontakt të vazhdueshëm me shtëpinë më të madhe të futbollit evropian UEFA-n dhe dy federatat angleze dhe gjermane për ta gjetur opsionin më të mirë. /Telegrafi/