Telegrafi

“Po na mungon Messi”

Lionel Messi nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës së tij Barcelonës në dy ndeshjet e fundit.

Edhe pse katalunasit arritën dy fitore, fillimisht në La Liga dhe pastaj në Ligën e Kampionëve, mungesa e tij vërehet në fushë.

Ka qenë mesfushori Sergio Busquets që ka deklaruar se Messi i mungon gjithmonë Barcelonës.

“Neve gjithnjë do të na mungojë Messi. Kur fiton me kaq shumë vështirësi, e kupton edhe më shumë mungesën e tij”, deklaroi Busquets.

Lexo po ashtu UEFA dënon Celticun pas shpalosjes së flamujve palestinezë

“E patëm të vështirë të gjenim hapësira, sepse ata mbrojtën në thellësi”,vazhdoi Busquets pas ndeshjes.

“Menduam se do të bënin presion, por jo. I ndryshuam gjërat në pjesën e dytë dhe më pas patëm më shumë vazhdimësi me mënyrën tonë të lojës”, tha mesfushori spanjoll. /Telegrafi/