Site icon Telegrafi

Po mos të bëhej këngëtare, Bebe Rexha do të ishte kuzhiniere (Video)

Bebe Rexha po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore në saje të koncerteve dhe këngëve të reja.

Këngëtarja shqiptare po qëndron shumë afër fansave duke u lidhur drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Një të tillë e ka realizuar edhe në llogarinë personale në Facebook teksa ka zbuluar edhe disa gjëra jashtë jetës muzikore, transmeton Telegrafi.

“Nëse nuk do të bëhesha këngëtare, do të bëhesha me siguri kuzhiniere. Më pëlqen shumë ushqimi dhe do të doja të gatuaja. Me siguri do të hapja një restorant timin”, ka thënë ajo.

Bebe gjithashtu ka zbuluar se ushqimi i saj i preferuar është pica.

Kujtojmë se muaj më parë këngëtarja ka publikuar videoklipin “I Got You”, i cili ka marrë më shumë se 53 milionë klikime. /Telegrafi/

Exit mobile version