Statuja më e lartë në botë që do të jetë e lartë 182 metra, ka marrë formë dhe është në përfundim e sipër.
Monumenti i liderit të pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel do të qëndrojë në ishullin Sadhu të pjesës perëndimore të Indisë, i rrethuar nga ujërat e lumit Narmada, transmeton Telegrafi.
Punonjësit e jaën në luftë me kohën, që ta përfundojnë deri në tetor, kur planifikohet të përurohet në përvjetorin e vdekjes së Patel.
Projekti në vlerë të 250 milionë eurove, do të jetë dy herë më i lartë se Statuja e Lirisë, ndërsa ia kalon për 30 metra statujës së Budës, që ende e mbanë rekordin e lartësisë.
Rreth Statujës së Unitetit, do të ketë edhe rezorte për aktivitetet të ndryshme sportive dhe edukative, bashkë me hotelin me 128 dhoma. /Telegrafi/