Site icon Telegrafi

Policia jep detaje rreth vdekjes së 29 vjeçarit që humbi jetën derisa po mblidhte boronica

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 29 vjeçarit në Prizren i cili derisa ishte duke mbledhur boroncia kishte rënë në një greminë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur orës 15:00.

Lexo po ashtu Rrëshqet teksa po mblidhte boronica, vdes 29-vjeçari në Prevallë

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasoj ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version