Telegrafi

Po martohen Venera Lumani dhe Lind Islami, ftojnë fansat në dasmë

Romanca e tyre filloi gjatë paraqitjes në talent shoun muzikor “The Voice of Albania”.

Lind Islami në një intervistë për Telegrafin kishte folur edhe rreth dashurisë me këngëtaren Venera Lumani.

Ditë më parë këngëtari i kishte propozuar martesë këngëtares, e cila pa përtesë i kishte thënë “po”.

Kjo kishte bërë që të marrin shumë përgëzime dhe urime, gjersa Venera ka lënë të nënkuptohet se do të bëjë një dasmë të madhe duke ftuar të gjithë fansat.

“Ju falënderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkojë ndjesë sepse e kam te pamundur për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet të mendojmë një mundësi qe t’ju kemi të ftuar të gjithëve ne dasmë”, ka shkruar fillimisht këngëtarja në Instagram.

Lexo po ashtu Intervista e Lindit dhe Venerës për Telegrafin

Ajo më tutje ka lënë një mesazh mjaft domethënës duke iu drejtuar fansave me fjalët “ndiqni dashurinë, jo luksin. Kur ke dashurinë i ke dhënë përgjigje çdo situate”.

Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar të sjellin edhe këngë të reja gjatë këtij viti për tifozët e vetë. /Telegrafi/