Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar ka njoftuar në polici se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike.
Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi 5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.