Telegrafi

A po kthehet Peja në Superligën e basketbollit kosovar?

Njëri prej klubeve më të mëdha në Kosovë për basketboll, Peja, ka një vit që nuk është pjesë e garave në elitë.

Peja ishte përjashtuar nga Superliga me vendim të Federatës së Basketbollit të Kosovës, pasi klubi pejan në atë kohë nuk kishte arritur t’i kryejë obligimet financiare që kishte ndaj FIBA-s dhe FBK-së.

Por duket se gjërat kanë filluar të lëvizin në klubin e njohur kosovar.

Kjo pasi në faqen e klubit është postuar një video me logon e klubit Peja dhe me fjalët: ‘Loading’.

Një paralajmërim që mund të ketë lëvizje në klub.

Ende nuk ka asgjë zyrtare për rikthimin e tyre në elitë, por një rikthim i mundshëm i Pejës do ta kthente interesim më shumë për basketbollin, e sidomos në këtë qytet që njihet për dashurin e tyre për këtë sport.

Peja ka qenë kampion në sezonin 2012/2013. /Telegrafi/