Site icon Telegrafi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq – inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë sot se rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithëpërfshirëse.

Së bashku me Durmishin ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili viziton fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithëpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planifikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milionë euro buxhetit të Kosovës.

I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq”, shkruan Durmishi.

Ai tutja tha se rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

“Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës!”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version