Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast “falsifikim të parasë” që ka ndodhur në Prishtinë.
Ankuesi ka raportuar në polici se gjatë kontrollimit të parave të deponuara në bankë ka hasur në 701.50 euro që dyshohet se janë falsifikuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara, kanë hasur në para të falsifikuara : 1×500, 1×100, 42×2, 17×1 dhe 1×0.50. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit ndërsa, të gjitha paratë e falsifikuara janë konfiskuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/