Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Rahovec, pasi që dyshohej se janë duke konsumuar substancë narkotike.
Njësitë përkatëse policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/