Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë.
Policia në vendngjarje ka bërë një këqyrje paraprake të trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem ose nga një arrest kardiak.
Ndërkaq, mësohet se i ndjeri kishte shkuar në Korçë për të kërkuar punë si bari.
58-vjeçari kishte katër ditë që lëvizte në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat përreth në kërkim të një pune qoftë dhe bari./Euronews Albania