Policia e Kosovës njoftoi sot se ka depërtuar tre shtetas të Shqipërisë të cilët po kërkonin lëmoshë në afër zonës së “Shatërvanit” në Prizren.
Në njoftimin për media thuhet se Stacioni Policor në Prizren ka pranuar ankesa nga qytetarët dhe afaristët e asaj zone se po bezdisen nga lëmosh kërkues të ndryshëm.
“Patrulla policore ka dalë në atë lokacion dhe gjatë patrullimit ka has në tre lëmosh kërkues të cilët kërkonin lëmosh në mënyrë të bezdisshme. Të tre lëmosh kërkuesit ishin nga R. E Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për media.
“Në bashkëpunim me Zyrën për Migrim dhe të Huaj, nga Departamenti i Policisë Kufitare , DRP Gjakovë, të tre personat janë depërtuar jashtë Kosovës”. /Telegrafi/