Site icon Telegrafi

Po kërkohet nga skuadrat e mëdha, Empoli i vendos çmimin Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani është ylli i ri shqiptar që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori defensivë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Empolit duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha.

Mediat e ndryshme italiane kanë raportuar se skuadrat e mëdha si Milan e Inter kanë shprehur interesim për transferimin e talentit shqiptar për edicionin e ri.

Empoli është gati ta lejoj largimin e yllit të ri shqiptar në verë dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin.

Lexo po ashtu 20 vjeçari shqiptar po shkëlqen në Serie A, Milani dhe Interi vihen pas Kristjan Asllanit dhe janë gati të paguajnë miliona euro

Sipas Sport Italia, skuadra bardhekaltër i ka vendosur çmimin prej 10 milionë euro Asllanit.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë me ekipin e parë të Empolit ku ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version