Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes, një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari është 52-vjeçari me inicialet H.H.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej 20 ditëve”, ka bërë të policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje. /Telegrafi/