Site icon Telegrafi

Po kërkohej përmes INTERPOL-it nga autoritetet e Serbisë, arrestohet në Kosovë shtetasi serb

Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, “ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”.

“Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, thuhet në komunikatën për media.

Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim. /Telegrafi/

Exit mobile version