Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.
“Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari G. S., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Vjedhje”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/